Hezbollahu: Mbetemi aktivë në Liban që tu ndihmojmë qytetarëve
- – Grupi militant Hezbollah do të mbetet aktiv dhe do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët në jug të Libanit pas armëpushimit, njoftoi Hasan Fadllallah, anëtar i lëvizjes dhe i parlamentit libanez.
- Post By Fitore Curri
- 13:20, 27 nëntor, 2024

Bejrut, 27 nëntor 2024 (MIA) – Grupi militant Hezbollah do të mbetet aktiv dhe do të vazhdojë të ndihmojë qytetarët në jug të Libanit pas armëpushimit, njoftoi Hasan Fadllallah, anëtar i lëvizjes dhe i parlamentit libanez.
Ai theksoi se grupi do të fokusohet në rikonstruimin dhe mbështetjen e personave të zhvendosur, duke përfshirë edhe koordinim me autoritetet libaneze për heqjen e rrënojave dhe rinovimin e bashkësive.
Fadllallah paralajmëroi për sulme të rritura izraelite pak para armëpushimit, që sipas tij është taktikë e zakonshme e Izraelit. fc/
Fotografia: Arkivi