• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hezbollahu kumtoi se 12 persona humbën jetën nga shpërthimi i pejxherëve në Liban

Hezbollahu kumtoi se 12 persona humbën jetën nga shpërthimi i pejxherëve në Liban

Bejrut, 18 shtator 2024 (MIA) - Hezbollahu sot bëri të ditur se numri i viktimave nga një shpërthim me pejxher në Libanin jugor arriti në 12, pasi që tre pjesëtarë të tjerë të grupit iu nënshtruan plagëve, shkruan "Tajms of Izrael".

Nga tetori i vitit të kaluar, forcat izraelite kanë vrarë 453 anëtarë të Hezbollahut në përplasjet e armatosura", kumtoi Hezbollahu.

Të paktën nëntë persona u vranë, ndërsa rreth tre mijë u plagosën dje kur pejxherët të shfrytëzuar nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen në të gjithë Libanin.

Më herët, agjencitë e lajmeve publikuan se në atë rast u vanë të paktën 11 persona, por autoritetet shëndetësore libaneze që atëherë publikuan se numri i viktimave është nëntë.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abijad në një konferencë shtypi tha se gjatë shpërthimeve jetën e kanë humbur nëntë persona, ndërsa 2.750 njerëz janë lënduar, prej të cilëve rreth 200 janë në gjendje kritike. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR