• e diel, 22 dhjetor 2024

Hetimi konkludoi se ka mundur të parandalohet shpërthimi me bombë në koncertin e Ariana Grandes

Hetimi konkludoi se ka mundur të parandalohet shpërthimi me bombë në koncertin e Ariana Grandes

Londër, 2 mars 2023 (MIA) - Është lëshuar një mundësi e mirë për të ndërmarrë veprime që kanë mundur të parandalojnë sulmin vdekjeprurës vetëvrasës në fund të një koncerti të pop këngëtares Ariana Grande në qytetin anglez Mançester në vitin 2017, thuhet në konkluzionet e hetimit të publikuar sot.

Njëzet e dy persona, duke përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën pasi një burrë aktivoi një bombë të përpunuar me dorë në Mançester Arena, pikërisht kur prindërit filluan të vinin për të mbledhur fëmijët e tyre pas performancës së këngëtares amerikane.

"Ka pasur një mundësi të humbur, të rëndësishme për të ndërmarrë veprime që mund të kishin parandaluar sulmin", tha drejtori i hetimit, Xhon Sonders në raportin e tij të tretë dhe të fundit për sulmin me bombë, më vdekjeprurësin në Britani që nga sulmet vetëvrasëse të vitit 2005 në transportin publik të Londrës.

Raportet e mëparshme nga Saunders konkluduan se ka pasur dështime dhe gabime serioze në sigurinë e sallës.

Sulmi vetëvrasës u krye nga 22-vjeçari Salman Abedi. Vëllai i tij më i vogël Hashem u dënua me 55 vjet burg në vitin 2020 për ndihmë dhe nxitje në krim.

Vëllai i treti, më i madh, Ismaili, u dënua në mungesë në korrik për shkak se nuk dëshmoi dhe nuk mori pjesë në hetim, por u arratis nga Britania. Vëllezërit Abedi janë fëmijë të prindërve libianë, të cilët emigruan në Britaninë e Madhe gjatë sundimit të Moamer Gadafit. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR