• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hetim policor pasi nga një shpërthim i madh u rënua një shtëpi në afërsi të kryeqytetit të Uashingtonit

Hetim policor pasi nga një shpërthim i madh u rënua një shtëpi në afërsi të kryeqytetit të Uashingtonit

Uashington, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Policia amerikane po kryen hetim pas shpërthimit të madh që rënoi një shtëpi në një paralagje të Uashingtonit, kumtuan dje autoritetet, me ç'rast inçizimet në rrjetet sociale treguan shpërthim të fuqishëm, që e shndërroi objektin në gërmadha.

Gjatë shpërthimit, një i dyshuar ka gjuajtur me pistoletë "30-40 herë" nga brendia e objektit, thuhet në kumtesën e publikuar nga policia në Arlington, Uirxhinia.

Policia u dërgua pasi kanë marrë paralajmërim për të shtëna dhe "tentuan të realizojnë kontakt me të dyshuarin", thuhet në kumtesë.

Por, i dyshuari nuk ka reaguar dhe ka mbetur i bllokuar në shtëpi.  

"Derisa policët kanë tentuar ta kryejnë urdhërin për bastisje, i dyshuari ka gjuajtur me siguri nga armë zjarri, brenda në shtëpi. Pastaj, rreth orës 20:25, ka ndodhur shpërthimi në objekt", qëndron në kumtesë.

Hetimi për atë se kush e shkaktuar shpërthimin është "në vijim", pa u përmendur fati i të dyshuarit. Tre policë janë lëndar më lehtë, ndrësa zjarri është vënë nën kontroll në afat prej dy orëve. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR