Hetim për vrasjen para kazinosë në Kapishtec
- Prokuroria Themelore Publike ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, për të cilët ekziston dyshimi bazik se ka kryer vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi penal.
- Post By Melahat Baftija
- 16:58, 12 prill, 2023

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, për të cilët ekziston dyshimi bazik se ka kryer vepër penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi penal.
"I dyshuari 44 vjeçar, më 31 mars, në kazinonë në bulevardin "Mitropolit Teodosij Golloganov" në Shkup me paramendim ka privuar nga jeta një person. I dyshuari, viktima dhe dy perosna të tjerë së bashku kanë ardhur në kazino dhe kanë luajtur në aparatat e pokerit. Mes të dyshuarit dhe të dëmtuarit ka ardhur deri në një zënkë verbale dhe kanë filluar të shtyhen, pas së cilës i dyshuari ka arritur ta marër pistoletën që i dëmtuari e ka pasur në rrip dhe ka qëlluar dis aherë në të. Pastaj disa herë me dorezën e armës e ka goditur të dëmtuarin në kokë dhe ka ikur", informojnë nga Prokuroria.
Prokurori publik në një procedurë paraprake i ka dorëzuar gjykatësit të Gjykatës Penale Shkup propozim për përcaktimin e masës së arestit për të dyshuarin. mb/