Hetim për vrasjen në Manastir, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Shkup, 22 shkurt 2022 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim se ka kryer vepër penale -Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1 të Kodit penal.
“I dyshuari më 21 shkurt me paramendim e ka privuar nga liria dhëndrin e tij. Sipas informatave të para, tanimë i ndjeri, i armatosur me thikë ka nisur të godet me shkelma derën e hyrjes prej druri të shtëpisë së të dyshuarit duke e thyer atë. Pasi ka hyrë në shtëpi, është pritur nga i dyshuari i cili ka shtënë direkt në të me pistoletë ‘Bajkal’ që e ka poseduar me leje. Ai ka shtënë ndaj tij me çka i dëmtuari ka rënë përtokë dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.
Pas ngjarjes, Prokurori publik ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të viktimës, mbledhje të gjurmëve që do të jenë objekt i ekspertizës si dhe sigurimin e incizimeve të objektit.
Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Kushtetuese në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes ose të ndikojë në dëshmitarët. fab/