• e diel, 22 dhjetor 2024

Hetim për vrasje të dyfishtë në Gjevgjeli

Hetim për vrasje të dyfishtë në Gjevgjeli

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike ka marrë urdhër për zbatimin e një procedurëe hetimore kundër një personi, për të cilin ka dyshime se ka kryer dy vepra penale - Vrasje të nenit 123 të Kodit penal.

Siç njoftoi pasdite Prokuroria publike, i dyshuari 69 vjeçar dje me pramendim i ka privuar nga liria vëllaun dhe kunatën e tij, me të cilin janë jetuar në një shtëpi të njejtë familjare me hyrje të ndryshme. Kur i ka vërejtur si parkohen me automjetin e tij para oborrit të shtëpisë, thekson PP; i dyshuari ka dalë në oborr, duke e mbajtur për dore padinë private të parashtruar kundër tij nga viktima për vepër penale - Duke dëmtuar sende të ndryshme

Dy vëllezërit kishin një marrëdhënie të ndërsjellë të prishur dhe nuk flisnin për më shumë se 40 vjet, por të ndjerët kanë bërë padi para pak kohësh, pasi i dyshuari duke vendosur ulluqe në shtëpi, ka thyer pllakat dhe ka dëmtuar gardhin e tarracës së tyre. Kur u ka treguar për padinë e ngritur, ata nuk kanë dashur të bisedojnë me të, ndaj i dyshuari ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë pistoletën e markës “Crvena zastava”, me kalibër 7.62 milimetra, të cilën e posedonte me leje. Më pas ka qëlluar disa plumba në drejtim të vëllait dhe kunatës, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vend", thuhet në njoftim.

Prokurori publik në seancën paraprake gjykatësit të Gjykatës Themelore në Gjevgjeli ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR