• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hetim kundër bashkëshortes së ish presidentit të Francës, Karla Bruni

Hetim kundër bashkëshortes së ish presidentit të Francës, Karla Bruni

Paris, 10 korrik 2024 (MIA) - Në Francë është hapur hetim kundër bashkëshortes së ish presidentit Nikolla Sarkozi, Karla Bruni për lidhjen e saj me paratë nga Libia në fushatën presidenciale në vitin 2007.

Këngëtarja është vënë nën kontroll gjyqësor për shkak të ndikimit eventual me dëshmitarët.

Afera me Libinë është fokusuar në pretendimet se paratë për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Sarkozit në vitin 2007 erdhën ilegalisht nga regjimi i atëhershëm i sundimtarit libian Moamer Gadafi. Biznesmeni francezo-libian Ziad Takiedin në vitin 2015 deklaroi se në fund të vitit 2006 ose në fillim të vitit 2007 nga Libia ka sjellë disa valixhe me miliona euro në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Paris që në atë kohë udhëhiqej nga Sarkozi.

Takiedin fillimisht u konsiderua si një dëshmitar kryesor, por ai më vonë mohoi se Sarkozi kishte marrë para nga Libia. Për shkak se ai në vitin 2021 filloi një hetim të mëtejshëm për të sqaruar nëse dëshmitari kryesor i prokurorisë ishte blerë për të ndryshuar deklaratën e tij, si dhe për rolin e Brunit si një kontakt midis Sarkozit dhe Takiedin. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR