• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hetim kundër 21-vjeçarit nga Makedonski Brodi i dyshuar për vrasjen e një ushtari profesionist të ARM-së

Hetim kundër 21-vjeçarit nga Makedonski Brodi i dyshuar për vrasjen e një ushtari profesionist të ARM-së

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 21-vjeçari nga fshati Suvi Doll të Makedonski Brodit i cili dyshohet se ka privuar nga jeta një person. në oborrin e një shtëpie në fshatin Kalugjerec, duke i shkaktuar plagë me armë zjarri.

Siç informoi pasditen e sotme Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të akuzuarin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale - Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit penal, ndërsa viktima është një ushtar profesionist i ARM-së.

"Viktima është një 31 vjeçar ushtar profesionist i ARM-së, ndërsa shkak i vrasjes ka qenë një debat banal verbal i karakterit privat", thuhet në kumtesën e PPRMV.

Nga aty shtojnë se prokurori publik kompetent ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR