• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hercog beson se Izraeli po përballet me krizën më serioze të ekzistencës së tij

Hercog beson se Izraeli po përballet me krizën më serioze të ekzistencës së tij

Tel Aviv, 25 prill 2023 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog e përshkroi mosmarrëveshjen mbi reformat në drejtësi si "kriza e brendshme më e rëndë që nga krijimi i shtetit" 75 vjet më parë, raportoi DPA.

Në një intervistë për një faqe izraelite, e cila u publikua dje, Hercog, në të njëjtën kohë, shfaqi shpresën se vendi mund të dalë më i fortë nga kjo situatë.

Festimet për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të Izraelit fillojnë sonte, por ato do të njollosen nga polemika mbi planet e qeverisë për të prezantuar reformat në drejtësi, të cilat kundërshtarët e reformës i hedhin poshtë si kërcënim për demokracinë.

"Reforma e sistemit të drejtësisë, gjërat që ndodhën rreth formimit të kësaj qeverie, marrëveshjet e koalicionit - të gjitha këto shpërthyen menjëherë," tha Hercog.

Reforma e kërkuar nga qeveria fetare e krahut të djathtë të Benjamin Netanjahut shihet nga shumë si "ndryshim i rendit botëror", vuri në dukje DPA.

Aleatët e Izraelit me brengë e ndjekin krizën", tha Hercog.

"Bota po na shikon, armiqtë tanë po festojnë dhe miqtë tanë janë të shqetësuar. Më pyesin se çfarë po ndodh", shtoi ai.

"Përveç pyetjeve që na kanë frikësuar që në ditët e para të Sionizmit, pyetjeve për ekuilibrin midis hebrenjve dhe demokratëve, për vendin e fesë në jetën tonë dhe për kufizimet e autoriteteve, ka edhe shumë elementë psikologjikë”, tha Hercog në lidhje me reformat në drejtësi

"Ne jemi një komb që jemi mbledhur nga 100 vende të ndryshme", shtoi presidenti izraelit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR