• e hënë, 23 dhjetor 2024

Helikopteri i KB-së detyrimisht ateron në Somali, një grup rrëmbeu pasagjerët dhe ekuipazhin

Helikopteri i KB-së detyrimisht ateron në Somali, një grup rrëmbeu pasagjerët dhe ekuipazhin

Mogadishu, 10 janar 2024 (MIA) - Grupi somalez islamik Al Shabab ka rrëmbyer pasagjerët dhe ekuipazhin e helikopterit të Kombeve të Bashkuara (KB), bën të ditur një zyrtar i lartë për Bi-Bi-Si. 

Helikopteri u ul në një zonë të kontrolluar nga grupi në Somalinë qendrore. Sipas disa raporteve, ekuipazhi i helikopterit u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa të tjerët pretendojnë se ulja ishte një gabim.

Një zyrtar perëndimor, duke folur në kushte anonimiteti për "Uashington post" deklaroi se anëtarët e grupit i vunë flakën helikopterit pasi ai u detyrua të bënte një ulje emergjente gjatë rrugës për në qytetin Visil në rajonin qendror Galguduud. KB-ja ka siguruar mbështetje logjistike dhe mjekësore për paqeruajtësit e Unionit Afrikan në Somali.

Al Shabab kontrollon pjesën më të madhe të territorit në Somalinë Jugore dhe Qendrore. Grupi është i lidhur me al-Kaedën dhe ka zhvilluar një kryengritje brutale që nga viti 2006. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR