• e hënë, 23 dhjetor 2024

Helena u dobësua në uraganin e kategorisë së parë

Helena u dobësua në uraganin e kategorisë së parë

Majami, 27 shtator 2024 (MIA) - Uragani Helena u dobësua deri në kategorinë e parë, me erëra maksimale prej 120 kilometra në orë, por personat zyrtarë thanë se kushtet edhe më tutje janë të rrezikshme për jetë dhe u bënë thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore, kumtoi sot Qendra Nacionale për Uragane.

Siç raportoi Bi-Bi-Si, stuhia po lëvizte në veri nga Florida drejt Gjeorgjisë dhe ishte rreth 160 kilometra nga Augusta dhe 65 kilometra nga Mejkon, Xhorxhia dhe po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 48 kilometra në orë.

Helena arriti në veriperëndim të Floridës mbrëmë si një stuhi e kategorisë së katërt. Të paktën tre persona humbën jetën nga stuhia.

Qendra Nacionale e Uraganeve në Majami kumtoi që Helena mbrëmë goditi zonën pranë lumit Ausilla në zonën Big Bend të Gjirit të Meksikës. Shpejtësia e erës ishte 225 kilometra në orë.

Për shkak të Helenës, autoritetet lëshuan paralajmërime për uragane dhe përmbytje që shtriheshin në Gjeorgjinë veriore dhe në Karolinën e Veriut perëndimore. Më shumë se një milion shtëpi dhe firma ishin pa energji në Florida dhe më shumë se 50,000 në Gjeorgji.

Guvernatorët e shteteve amerikane të Floridës, Xhorxhias, Alabamës, Karolinës dhe Virxhinias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.

Shërbimi Nacional Meteorologjik parashikoi stuhi dhe paralajmëroi se ato mund të jenë "katastrofike" në gjirin Apalaçi, në brigjet e Floridës. Shkollat ​​e qarkut dhe disa universitete kanë anuluar mësimet, dhe aeroportet në Tampa, Talahasi dhe Klirvoter janë mbyllur.

Meteorologët parashikojnë se Helena me siguri do të dobësohet ndërsa lëviz në brendësi, por erërat e forta dhe shiu do të përhapen në malet jugore Apalaçi, ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR