• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hejns: Ka pak gjasa që Rusia ta përdorë armatimin e vet bërthamor

Hejns: Ka pak gjasa që Rusia ta përdorë armatimin e vet bërthamor

Uashington, 4 maj 2023 (MIA) - Ka pak gjasa që Rusia do ta përdorë armatimin e vet bërthamor, deklaroi sot drejtoresha e Shërbimit nacional zbulues amerikan, Avril Hejns.

"Kjo ka shumë pak gjasa,ky është vlerësimi ynë i momentit", tha Hejns para Komitetit për shërbime të armatosura në Senat, pa sqaruar se në çka bazohet vlerësimi.

Tensionet bëethamore mes Rusisë dhe SHBA-së u rritën prej fillimit të invazionit rus në Ukrainë, pasi që presidenti rus Vlladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij prësërisin se Moska është e gatshme ta shfrytëzojë arsenalin e vet bërthamor nëse nevojitet për ta mbrojtur "integritetin e vet territorial".

Putin në shkurt kumtoi se Rusia tërhiqet nga marrëvehsja e re START për kontroll të armatimit bërthamo, marrëveshja e vetme e mbetur bërthamore mes Moskës dhe Uashingtonit, i cili e kufizoi numrin e arsenalit strategjik bërthamor.

Përfaqësues zyrtar amerikanë me muaj kumtojnë se  nuk shohin shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, por mbeten të kujdesshëm rreth asaj çështjeje. ab/

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR