• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hejlli i quajti Trampin dhe Bajdenin "pleq dembel"

Hejlli i quajti Trampin dhe Bajdenin

Uashington, 1 shkurt 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e Partisë Republikane, Niki Hejlli, i quajti rivalët e saj, ish presidentin amerikan Donald Tramp dhe presidentin aktual Zhozef Bajden, "pleq dembel". 

Mediat britanike transmetojnë se Hejlli doli me vlerësimin se dy rivalët e saj "e kanë kaluar prej kohësh zenitin e tyre politik".

Fushata e Niki Hejllit (52) sot njoftoi se ka filluar me reklama dhe postime digjitale të cilat duhet të shkaktojnë dyshim në kapacitetet mentale të Trampit dhe Bajdenit, duke i kritikuar se nuk udhëheqin fushata më energjike dhe shpenzojnë para.

Hejlli, ish ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, vlerëson se është koha "për gjeneratën e re të lidershipit në Uashington".

Ajo ju bëri thirrje politikanëve më të vjetër se 75 vjet që të testohen për aftësitë mentale dhe është ithtare për kufizim të mandatit për deputetët. 

Argumentet e saj do të mund të kenë jehonë në zgjedhjet në nëntor, ku sipas gjitha gjasave do të përballen me presidentin aktual amerikan, i cili atëherë do të ketë 82 vjet, dhe kundërshtarin e tij më serioz, ish presidentin amerikan Donald Tramp, i cili do të ketë 78 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR