Hegseth: Në Oqeanin Paqësor kemi shkatërruar katër anije me narkotikë dhe kemi vrarë 14 narkoterroristë
- Ministri i Mbrojotjes së SHBA-së, Pit Hegseth sot deklaroi se forcat amerikane kanë kryer tre sulme në Oqeanin Paqësor dhe kanë shkatërruar katër anije, të cilët kanë transportuaer narkotikë.
- Post By Melahat Baftija
- 18:02, 28 tetor, 2025
Uashington, 28 tetor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojotjes së SHBA-së, Pit Hegseth sot deklaroi se forcat amerikane kanë kryer tre sulme në Oqeanin Paqësor dhe kanë shkatërruar katër anije, të cilët kanë transportuaer narkotikë.
"Me urdhër të presidentit amerikan Donald Tramp, Ministria e Luftës kreu tre sulme kinetike vdekjeprurëse ndaj katër anijeve të drejtuaa nga organizata të caktuara terroriste që trafikojnë narkotikë në Paqësorin Lindor. Katër anijet ishin të njohura për komunitetin tonë të inteligjencës, po udhëtonin në rrugë të njohura të trafikimit të narkotikëve dhe po transportonin narkotikë", njoftoi Hegseth në platformën Iks.
Ai shtoi se në sulme janë vrarë gjithsej 14 narko-terroristë, ndërsa një ka mbijetuar dhe është në kërkim.
"Ministria ka kaluar më shumë se dy dekada duke mbrojtur atdheun e tyre. Tani po mbrojmë tonin. Këta narko-terroristë kanë vrarë më shumë amerikanë sesa Al-Kaeda dhe ata do të trajtohen njësoj. Ne do t'i përcjellim, do t'i rrjetëzojmë dhe pastaj do vrasim", theksoi Hegseth. mb/
Foto: EPA