Hegset: Sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe i madh
- Ministri amerikan i Mbrojtjes Pit Hegset, deklaroi se sulmet ushtarake amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe i madh, për zbatimin e të cilave është nevojitur muaj dhe javë planifikimi dhe pozicionimi.

Uashington, 22 qershor 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes Pit Hegset, deklaroi se sulmet ushtarake amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane ishin një sukses i jashtëzakonshëm dhe i madh, për zbatimin e të cilave është nevojitur muaj dhe javë planifikimi dhe pozicionimi.
Hegset tha se sulmet nuk kishin për qëllim ushtrinë apo civilët iranianë, por shkatërruan ambiciet bërthamore të Iranit.
"Operacioni i planifikuar nga presidenti Tramp ishte i guximshëm dhe brilant, duke i treguar botës se përgjigjja amerikane është rikthyer. Kur ky president flet, bota duhet të dëgjojë", tha Hegseti.
Ministri, gjithashtu, tha se programi bërthamor i Iranit është shkatërruar. Duke përshëndetur suksesin e operacionit amerikan, Hegseti, megjithatë, theksoi se presidenti Tramp dëshiron paqe. Sipas tij, Irani, i cili tani po kritikon Uashingtonin për kalimin e një vije të kuqe duke u bashkuar në luftë përkrah Izraelit, duhet të bëjë të njëjtën gjë, domethënë, "të synojë paqen, ashtu siç po synon Trampi".
Foto: EPA