• e premte, 05 dhjetor 2025

Hegset: Paqja mund të arrihet vetëm kur jeni të fortë

Hegset: Paqja mund të arrihet vetëm kur jeni të fortë

Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) - Nëse diçka kemi mësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ajo është zbatimi aktiv i parimit të "paqes përmes fuqizimit", porositi sekretari amerikan i luftës, Pit Hegset para fillimit të mbledhjes së sotme të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. 

"Paqe mund të arrihet vetëm kur jeni të fortë. Jo vetëm të jeni të fortë në fjalë dhe të kërcënoni me gisht, por edhe të keni pushtet dhe kapacitet që do t'i respektojnë armiqtë. Besoj se NATO po e bënë pikërisht këtë", tha Hagest. 

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme pritet që një numër edhe më i madh aleatësh të shpallin mbështetje për Ukrainën në mënyrë që të arrihet paqja.

Njeriut u parë i Pentagonit shtoi se pjesa më e rëndësishme në këtë është iniciativa në kuadër të së cilës vendet evropiane do të blejnë armë amerikane dhe përmes NATO-s do t'i transferojnë në Ukrainë, që të mund vendi të luftojë për arritjen e paqes në konflikt. 

Hegest shtoi se mbledhja e sotme mbahet në moment historik kur angazhimet e presidentit Tramp rezultuan me arritjen e rëndësishme në Gazë dhe në Lindjen e Mesme. qa/

Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR