Hegset: Do të vazhdojnë operacionet ushtarake kundër karteleve të drogës
- Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset, sot deklaroi se operacionet ushtarake kundër trafikantëve me drogë nuk do të përfundojnë me sulmin e djeshëm ndaj një anijeje venezueliane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:16, 3 shtator, 2025
Uashington, 3 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Pit Hegset, sot deklaroi se operacionet ushtarake kundër trafikantëve me drogë nuk do të përfundojnë me sulmin e djeshëm ndaj një anijeje venezueliane.
"Kemi burime në ajër, burime në ujë, burime në anije, sepse është një mision shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk do të ndalet me këtë sulm. Çdo trafikant tjetër droge në këto ujëra që e dimë se është narko-terrorist do të përballet me të njëjtin fat", tha Hegseti në një intervistë për "Foks njuz" (Fox news).
Armata amerikane vrau 11 persona në një sulm ndaj një anijeje venezueliane të dyshuar për transportim të paligjshëm të drogës dje, deklaroi Presidenti amerikan Donald Tramp.
Ky është operacioni i parë i njohur nga administrata e tij që nga vendosja e anijeve luftarake në pjes[n jugore të Karaibeve.
Foto: EPA