• e martë, 24 dhjetor 2024

Haxhi Vasileva: Shpresoj se në seancën e ardhshme përfundimisht do të përballemi në gjykatë në gjykimin për Zhan Mitrevin

Haxhi Vasileva: Shpresoj se në seancën e ardhshme përfundimisht do të përballemi në gjykatë në gjykimin për Zhan Mitrevin

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Shpresoj se në seancën e arshshme përfundimisht do të fillojmë të përballemi në gjykatë, siç është e radhës, siç ka paraparë Ligji, ku vetëm mund t'i shpalos faktet, dëshmitë, deklaroi prokurorja Iskra Haxhi Vasileva pas shtyrjes së sotme të gjykimit kundër Zhan Mitrevit. 

Sipas prokurores, shtyrja e sërishme nuk është e arsyeshme. 

"Me sy hapur e them këtë sepse ka një tendencë para çdo seance, për të paraqitur disa të pavërteta të vazhdueshme, një prej tyre është mbikëqyrja e provave që çojnë në një linjë presioni ndaj institucioneve dhe Gjykatës. Është veçanërisht e gabuar kur komentet vijnë nga disa, përfshirë edhe juristë, gjyqi as që ka filluar. Nuk është e arsyeshme dhe e pakuptueshme", vlerëson ajo.

Avokati i të akuzuarit Zhan Mitrev, Nikolla Dodevski tha se e kanë pasur të nevojshme të luftojnë që ta fitojnë të drejtën në kohë për mbrojtje adekuate, në vend që këtë, siç tha, ta marrin me parashtresë të thjeshtë. 

"Fatkeqësisht, kjo është humbje energjie për diçka që garantohet me Ligjin dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut, por më në fund e shihni sa keni pritur, na u deshën disa orë për ta bindur Gjykatën. Së fundi, prokurori publik nuk ka kundërshtuar që të na lejojë ta shqyrtojmë lëndën për kohë të mjaftueshme, në mënyrë që të përgatisim mbrojtjen", tha ai.

Dodevski shtoi se për 15 ditë do të tentojnë të përfundojnë, siç tha "ta përgatisim Zhanin, sepse të vërtetën e përgatit mbrojtja". 

Sipas avokatit Asmir Alispahiq, avokat i të dëmtuarve, seanca e sotme është një tentativë për diskreditim personal nga ana e mbrojtjes, e cila sipas tij, meqë ai gërhit, është e palejueshme dhe për shkak se beson se çdo pjesëmarrës në procedurë duhet të sillet profesionalisht, ligjërisht dhe me respekt ndaj secilës palë në procedurë.

“Vlerësoj se në këtë situatë konkrete Gjykata ka vepruar në mënyrë profesionale në drejtim të dhënies të një afati shtesë për mbikëqyrje të mbrojtjes dhe se si do të fillonin përfundimisht me nxjerrjen e provave të paraqitura nga Prokuroria”, tha ai.

Seanca e parë e paraparë për këtë rast ishte caktuar për 28 shkurt, por ajo u shty për shkak se i akuzuari kishte angazhuar avokatë të rinj mbrojtës. Më pas seanca u caktua për datën 5 prill, kur nuk u mbajt dhe shkak u bë se mbrojtja, siç theksuan në atë kohë, “nuk ka arritur të mbikëqyr dosjet e lëndës që janë ende në Apel”.

Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka ngritur aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe Aktakuzë kundër spitalit të tij, si person juridik, për vepër të vazhduar penale "mashtrim" nga neni 247 nga Kodi Penal. 

Lënda është formuar pas zërave, pasi IRL vitin e kaluar e publikoi dokumentarin "Gjaku i papastër", në të cilin zbuloi se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka kërkuar pacientëve shuma të mëdha të parave për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte hapur edhe lënda në PTHP Shkup. 

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë rast, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimi , metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim përfitimin e paligjshëm të përfitimit pasuror.

Procesin e udhëheq gjykatësja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Iskha Haxhi Vasileva. Gjykimi vazhdon më 13 qershor. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR