Hatami: Si gjithmonë SHBA-ja do të marrë përgjigje vendimtare për krimin kundër Iranit
- – Shefi i ri i Shtatmadhorisë së armatës iraniane, gjeneral-major Amir Hatami, deklaroi sot se sa herë që amerikanët do të kryejnë krime kundër Iranit, marrin përgjigje vendimtare dhe kështu do të jetë edhe këtë herë.
- Post By Fitore Curri
- 10:37, 23 qershor, 2025
Teheran, 23 qershor 2025 (MIA) – Shefi i ri i Shtatmadhorisë së armatës iraniane, gjeneral-major Amir Hatami, deklaroi sot se sa herë që amerikanët do të kryejnë krime kundër Iranit, marrin përgjigje vendimtare dhe kështu do të jetë edhe këtë herë.
Në një video paraqitje, ai “i luti komandantët dhe ushtarët t’i zbatojnë planet e publikuara nga Shtabi Qendror” dhe tha se të gjithë duhet të jenë të bindur se armata iraniane do të fitojë në këtë konflikt, transmeton Tasnim.
Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Ebrahim Zolfaqari, deklaroi sot se veprimet armiqësore të kohëve të fundit të SHBA-së e zgjeruan shtrirjen e caqeve legjitime për forcat e armatosura të Iranit.
“Zotëri Tramp, kumarxhi, ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë”, tha zëdhënësi i ushtrisë iraniane në gjuhën angleze në fund të deklaratës së tij të incizuar, informuan mediat britanike.
SHBA-ja mbrëmjen e së shtunës bombardoi tre objekte bërthamore në Iran, duke iu bashkëngjitur Izraelit i cili më 13 qershor filloi sulme ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në këtë vend. fc/
Foto: X