• e premte, 05 dhjetor 2025

Hatami: Programi bërthamor iranian është i paprekur, armata po përgatitet për konflikt të ri me Izraelin

Hatami: Programi bërthamor iranian është i paprekur, armata po përgatitet për konflikt të ri me Izraelin

Teheran, 9 shtator 2025 (MIA) - Komandanti i armatës iraniane, gjeneral-majori Amir Hatami deklaroi se IKrani po përgatitet aktivisht për raund të ri konfrontimi me Izraelin, duke cekur se programi i tyre bërthamor "ka mbetur i paprekur", edhe përkundër tentimeve të izraelit dhe Perëndimit për ta shkatërruar gjatë konfliktit të fundit.

Gjatë insoektimit të njësive ushtarake në Ispahan, Tebriz dhe Hamadan, Hatami vlerësoi se "forcat okupuese izralite, edhe pse gëzojnë mbështetje superiore ushtarake dhe teknologjike nga Perëndimi, përfshirë edhe ndihmë nga NATO-ja, pësuan dështim serioz" gjatë eskalimit të kohëmëparëshëm ushtarak prej 12 ditëve.

"Programi bërthamor bazohet në kapacitete vendore të cilat nuk mund të shkatërrohen me forcë", tha Hatami, sipas "Midëll Ist Monitor".

Sipas tij, në zmbrapsjen e sulmit morën pjesë forcat tokësore, ajrore dhe kundërajrore të armatës, si dhe Garda revolucionare, Basixh (organizatë paramilitare nën kontroll të drejtpërdrejtë të IRGK) dhe qytetarëve të zakonshëm.

"Izraeli dhe aleatët e tij tentuan t'i dëmtojnë sistemet iraniane për mbrojtje ajrore si pjesë e planit të integruar, por mbrojtja mbeti e fuqishme dhe e dëshmoi efikasitetin e vet në asgjësimin e kërcënimeve", theksoi komandanti i armatës iraniane.

Ai shtoi se qëllimi i sulmit ishte të eliminohet kapaciteti bërthamor i Iranit dhe të destabilizohetz vendi nga brenda.

hatami posaçërisht e lavdëroi atë që e quajti "unitet të paparë të popullit iranian" gjatë konfliktit, duke e cekur si faktor kyç në mirëmbajtjen e sigurisë. ab/

Fotо:ЕPA

QËNDRONI TË LIDHUR