• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hasani: Shqipëria po përballet me sulme të vazhdueshme hibride

Hasani: Shqipëria po përballet me sulme të vazhdueshme hibride

Tiranë, 6 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani sot deklaroi se vendi i tij po përballet me sulme të vazhdueshme hibride.

Këtë sot e deklaroi Hasani para Komisionit të Posaçëm Parlamentar për dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes në proceset demokratike në parlamentin e Shqipërisë.

Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se dezinformimi mbetet një nga sfidat më shqetësuese me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Ai shtoi se çdo vend, duke përfshirë dhe Shqipërinë, përballet me këtë fenomen, i cili dëmton shumë nga shtyllat mbi të cilat mbështeten shoqëritë demokratike.

"Në një kohë kur informacioni i rremë dhe manipulues po përhapet për të polarizuar opinionin dhe shoqërinë dhe për të minuar besimin tek institucionet, është e rëndësishme të kuptohet se (dezinformimi) nuk është vetëm mjet për të krijuar konfuzion, por armë që përdoret për destabilizimin, për ndikim ndaj proceseve politike dhe për të minuar demokracinë duke përdorur mjete të sofistikuara për të mbështetur një agjendë keqdashëse", theksoi Hasani. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR