• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hasani në Samitin e Bledit: Integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor

Hasani në Samitin e Bledit: Integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor

Tiranë, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në fjalimin e tij në panelin "Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i rinovuar për sigurinë evropiane", në kuadër të Forumit strategjik të Bledit, porositi se integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor.

"Gjatë panelit, ministri Hasani ka prezantuar progresin e rëndësishëm që Shqipëria ka bërë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke thënë se është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria thjesht nuk ka bërë progres; Shqipëria ka bërë një progres të madh që është konkret, i matur dhe real dhe është i pranuar si i tillë", publikojnë mediat shqiptare.

Gjithashtu ai theksoi përcaktimin e fuqishëm të Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor e cila siguron transformimin dhe ruajtjen e një Evrope të bashkuar.

"Dhe Bashkimi Evropian edhe Ballkani Perëndimor duhet t'i përkushtohen në kohë reformave dhe strategjive inovative të integrimit. Kemi metoda dhe mjete. Tani na duhen vendime të shpejta politike", theksoi ministri Hasani.

Ministri Hasani e përgëzoi kolegen sllovene Tanja Fajon për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm për ballafaqimin me sfidat aktuale të sigurisë dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal. rq/

Foto: profili në Fejsbuk i Hasanit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR