• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hasani: Ka kërcënime akute për sigurinë dhe stabilitetin që vijnë jashtë Kosovës

Hasani: Ka kërcënime akute për sigurinë dhe stabilitetin që vijnë jashtë Kosovës

Tiranë, 10 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vlerëson se ka “kërcënime akute për sigurinë dhe stabilitetin që vijnë jashtë Kosovës”, transmeton Top Çanel.

"Siç theksoi përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfild në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së, them se ka 'kërcënime akute për sigurinë dhe stabilitetin që vijnë jashtë Kosovës'. Nuk mjafton vetëm dënimi për rastin e Banjskës. Duhet të angazhohemi që kjo të mos përsëritet më kurrë", ka shkruar Hasani në rrjetet sociale.

Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin e Shqipërisë për Kosovën.

“Ne qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm dhe Shqipëria do të vazhdojë t'i këshillojë liderët e Kosovës për rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, shkruan Hasani.

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR