Harvardi padit administratën e Trampit për shkak të mjeteve të ngrira për universitetin
- Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e presidentit Donald Tramp në një përpjekje për të penguar qeverinë të ngrijë më shumë se dy miliardë dollarë amerikan për fondet buxhetore për këtë institucion arsimor prestigjioz në SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 08:10, 22 prill, 2025
Boston, 22 prill 2025 (MIA) - Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e presidentit Donald Tramp në një përpjekje për të penguar qeverinë të ngrijë më shumë se dy miliardë dollarë amerikan për fondet buxhetore për këtë institucion arsimor prestigjioz në SHBA.
Në padinë e paraqitur në Gjykatën Federale në Boston citohet se Trampi ka filluar një sulm të gjerë ndaj financimit të hulumtimeve më të larta të universiteteve më të mëdha, derisa tenton t'i lirojë nga ajo që ai e quan antisemitizëm dhe paragjykim ideologjik.
"Ky rast përfshin përpjekjet e qeverisë ta shfrytëzojë privimin e financimit federal si levë për të kapur kontrollin ndaj marrjes së vendimeve akademike të Harvardit", citohet në padi.
Harvardi pretendon se procedurat e administratës së Trampit ishin arbitrare dhe të paligjshme dhe se ato shkelën të drejtat e Amendamentit të Parë të Universitetit për lirinë e fjalës.
"Gjatë javës së kaluar, qeveria federale ndërmori disa aktivitete pasi Harvardi refuzoi t'i plotësojë kërkesat ilegale", tha kryetari i Harvardit, Alan Garber.
"Ngritëm një padi për të parandaluar ngrirjen e financimit sepse është i paligjshëm dhe mbi kompetencën e qeverisë", tha Garber.
Administrata e Trampit në mars filloi një rishikim të financimit federal prej 9 miliardë dollarësh të Harvardit, më pas i dha universitetit një listë të gjerë kërkesash, duke përfshirë ndalimin e veshjes së maskave dhe përfundimin e të gjitha programeve të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.
Që atëherë, administrata e Trampit ka ngrirë 2.3 miliardë dollarë fonde për Harvardin dhe kërcënoi të heqë universitetin nga statusi i përjashtimit nga taksat dhe ta privojë atë nga regjistrimi i studentëve të huaj. Ajo gjithashtu kërkoi informacion për lidhjet e jashtme të universitetit, financimin, studentët dhe profesorët.
Administrata e Trampit, gjithashtu, përkohësisht pezulloi financimin e disa universiteteve, duke përfshirë Kolumbinë, Prinstonin, Kornelin Veriperëndimor dhe Braunin, për shkak të protestave propalestineze në kampus.
Në vend se të bashkëpunojë me Harvardin në luftën kundër antisemitizmit, siç kërkon Ligji për të drejta civile, tha Garberm qeveria bën përpjekje të kontrollojë se kë punësojnë dhe arsimojnë.
Harvardi është universiteti i parë që ngriti padi si përgjigje e masave të Trampit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s