• e diel, 22 dhjetor 2024

Harrisi konsideron se votuesve u detyrohen edhe një tjetër debat presidencial

Harrisi konsideron se votuesve u detyrohen edhe një tjetër debat presidencial

 Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - Kandidatja presidenciale e Partisë Demokratike dhe nënpresidente aktuale amerikane, Kamala Harris, në një tubim partiak në Karolinën e Veriut, një nga shtetet amerikane kyçe për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit, mbrëmë deklaroi se beson se votuesve u detyrohet edhe për një debat.

Disa anketa të opinionit publik treguan se Harrisi me paraqitjen e saj e mundi kundërkandidatin republikan Donald Trampin në debatin e parë presidencial, transmeton "Zëri i Amerikës". 

 Trampi përmes rrjetit të tij social "Trut"  paraprakisht paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër presidencial.

 "Kur një luftëtar humbet një ndeshje, gjëja e parë që kërkon është revanshi. Anketat tregojnë qartë se të martën mbrëma fitova në debatin kundër shoqes sime Kamala Harris - kandidate e së majtës radikale të demokratëve. Ajo menjëherë bëri thirrje për një debat të ri", ka shkruar ish-presidenti në rrjetin e tij social, duke e akuzuar administratën aktuale për gjendjen e keqe në shtet.

 Ai theksoi se "debat të tretë nuk do të ketë".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR