• e hënë, 23 dhjetor 2024

Harrisi e sfidoi Trampin në një debat të dytë në tetor

Harrisi e sfidoi Trampin në një debat të dytë në tetor

 Uashington, 11 shtator 2024 (MIA) - Kandidatja presidenciale e demokratëve amerikanë, Kamala Harris, e ka ftuar  kundërkandidatin republikan Donald Trampin në një debat të ri, të dytë parazgjedhor në tetor, më pak se një orë pas përfundimit të debatit të parë mes dy kandidatëve përfundoi në TV Ej-Bi-Si Njuz (ABC News).

"Nën dritat e forta, populli amerikan e pa zgjedhjen me të cilën do të përballet këtë vjeshtë në vendvotime, midis ecjes përpara me Kamala Harrisin dhe kthimit prapa me Trampin. Atë e panë sonte dhe çfarë duhet të shohin në debatin e dytë në tetor", theksohet në kumtesën e fushatës të Kamala Harrisit.

 Siç shtojnë nga tabori i saj, Harrisi është gati për debatin e dytë, raportoi Ej-Bi-Si Njuz.

 Trampi, nga ana e tij, në reagimin e tij fillestar ndaj ftesës tha se demokratët duan edhe një tjetër debat sepse mbrëmë "humbën", duke shtuar se do ta rishikojë sfidën.

 Foks Njuz bëri të ditur  se ka propozuar mbajtjen e një debati të dytë presidencial në tetor, duke shtuar se janë dërguar letra në fushatat e kandidatëve përpara debatit të sontëm të tyre.

 Debati i radhës presidencial nuk është caktuar, ndërsa debati mes kandidatëve për nënpresident Xhej-Di Uens dhe Tim Uolc do të mbahet më 1 tetor.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR