• e enjte, 10 tetor 2024

Harrisi: Është arritur "përparim i caktuar" lidhur me marrëveshjen për armëpushim në Gazë

Harrisi: Është arritur

 Nju-Jork, 9 tetor 2024 (MIA) - Nënkryetarja amerikane dhe kandidate demokrate për presidente Kamala Harris sot deklaroi se është bërë "përparim i caktuar" lidhur me marrëveshjen për armëpushim në Gazë, por se progresi është "i pakuptimtë" nëse marrëveshja realisht nuk arrihet.

 "Duhet të arrijmë armëpushim dhe marrëveshje për pengjet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Harrisi për televizionin Si-Bi-Es.

 Harrisi të dielën paralajmëroi se Uashingtoni do të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe vendet e tjera në rajonin e Lindjes së Mesme për të arritur një marrëveshje për armëpushim në Gazë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR