• e hënë, 23 dhjetor 2024

Harmonizohet teksti i Ligjit Evropian për Lirinë e Mediave

Harmonizohet teksti i Ligjit Evropian për Lirinë e Mediave

Bruksel, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën marrëveshje të përkohshme për Ligjin Evropian për Lirinë e Mediave (EMFA), i cili do të përfaqësojë rregullativë të re për mbrojtje të lirive mediatike dhe pluralizëm dhe pavarësi redaktuese në Union.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, EMFA duhet të vendosë kornizë të përbashkët për shërbimet mediatike në BE dhe të vendosë masa të drejtuara në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave nga përzierja politike dhe njëkohësisht ta lehtësojë punën e tyre në Union.

Rregullat e reja, gjithashtu, e garantojnë të drejtën e qytetarëve për qasje në informacione falas nga më shumë burime dhe e definojnë përgjegjësinë e vendeve anëtare të BE-së të sigurojnë kushte adekuate dhe kornizë për mbrojtje të tyre.

Me rastin e marrëveshjes së arritur ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun dhe Domenik deklaroi se është i pamundur ekzistimi i demokracisë pa liri, pavarësi dhe pluralizëm në media. 

"Marrëveshja e konfirmon pozicionin e BE-së si lidere botërore në mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e pavarësisë së mediave dhe sigurimin e qasjes së qytetarëve deri në gamë të ndryshme dhe të gjerë në burime të besueshme të lajmeve", theksoi Urtasun dhe Domenik.

Rregullorja e propozuar është rezultat i shqetësimit të rritur në BE për politizimin e mediave dhe mungesës së transparencës rreth strukturës së tyre pronësore dhe shpërndarje të mjeteve shtetërore për reklamim mediatik.

Ligji po tenton të vendosë masa mbrojtëse për luftë kundër përzierjes politike në politikën redaktuese edhe në mediat private dhe publike, t'i mbrojë gazetarët dhe burimet e tyre të informacioneve dhe t'i garantojë lirinë dhe pluralizmin demokratik.

EMFA i përfshin dispozitat nga Direktiva e BE-së për shërbime mediatike audiovizuele nga viti 2018, të cilat janë zgjeruar me norma të dedikuara për radion dhe shtypin.

Ligji parasheh vendosje të Komitetit të Pavarur Evropian për Shërbime Mediatike, i cili duhet ta zëvendësojë Grupin e rregullatorëve evropian për shërbime mediatike audiovizuele.

Komiteti i Pavarur Evropian për shërbime mediatike do të përbëhet nga përfaqësues të rregullatorëve kombëtarë mediatikë të vendeve anëtare dhe do të ketë detyrë "ta këshillojë dhe mbështesë" Komisionin Evropian për zbatim dinjitoz të dispoziatave kyçe nga ligji i ri.

Teksti i dakorduar i EMFA duhet të formohet nga Këshilli Evropian dhe nga PE dhe pas finalizimit të tij në nivel teknik pritet të miratohet formalisht nga ana e të dyja institucioneve gjatë pranverës së vitit 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR