Harmonizohet Mekanizmi për financimin e Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor
- Kryetarët e Këshillit të BE-së dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje për Rregulloren e formimit të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, e cila është instrumenti i qendrës për financimin dhe mbështetjen e Planit të rritjes në rajon që ka promovuar Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.
- Post By Fami Bajrami
- 14:39, 4 prill, 2024

Bruksel, 4 prill 2024 (MIA) - Kryetarët e Këshillit të BE-së dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian kanë arritur marrëveshje për Rregulloren e formimit të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, e cila është instrumenti i qendrës për financimin dhe mbështetjen e Planit të rritjes në rajon që ka promovuar Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.
Me këtë instrument është siguruar financimi për realizimin e Planit të rritjes në Ballkanin Perëndimor për periudhën prej 2024 deri në vitin 2027 e cila do të mbulojë dy miliardë euro grante dhe katër milion euro huamarrje për vendet dhe rajonin, duke përfshirë të paktën 800 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.
Këto mjete do të plotësojnë Instrumentin ekzistues për ndihmë para anëtarësimit (IPA 3), me të cilën do të rritet ndjeshëm ndihma financiare prej BE-së për shtetet në Ballkanin Perëndimor.
Siç kanë kumtuar sot nga Komisioni Evropian, Mekanizmi do t'u ofrojë mbështetje partnerëve të BE-së nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e reformave në lidhje me qasjen ndaj Unionit dhe do të stimulojë lidhjen e tyre ekonomike në bllok duke u bazuar në agjendat ambicioze të reformave.
"Mekanizmi, gjithashtu, do të promovojë edhe përafrimin e partnerëve me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së me synimin e anëtarësimit të tyre të ardhshëm në Union", shtohet në kumtesën e BE-së.
Duke u bazuar në procedurat e BE-së, teksti i marrëveshjes së Rregullores për krijimin e Mekanizmit tani duhet të miratohet nga Këshilli Evropian dhe deputetët e BE-së.
Bëhet fjalë për një tekst ligjor që rregullon funksionimin e instrumentit për mbështetjen financiare të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, qëllimi i të cilit është të nxisë progresin demokratik, ekonomik dhe social të vendeve të rajonit që aspirojnë anëtarësimin në BE, promovimin e bashkëpunimit dhe stabilitetit më të madh rajonal dhe përafrimin gradual të këtyre shteteve me strukturat e Unionit.
Premisa themelore e idesë së Komisionit Evropian kur propozoi Planin ishte bindja e plotë në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor - Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi dhe nevoja për të forcuar lidhjet e ngushta kulturore, historike dhe gjeografike dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në një sërë fushash të rëndësishme.
Me këtë instrument edhe një herë konfirmohet angazhimi i qartë për anëtarësimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të bazuar në vlerat e përbashkëta të respektimit të parimeve të demokracisë dhe shtetit të drejtë duke zbatuar reformat e besueshme të vendeve dhe rajonit për kushtëzim të drejtë.
Si dëshmi e këtij angazhimi, BE-ja siguron ndihmë të konsiderueshme dhe mbështetje financiare për vendet e rajonit për të arritur integrimin e tyre gradual në tregun e përbashkët evropian, me të cilin do të ndiqet nga një bashkëpunim i fortë, mbështetja evropiane dhe integrimi rajonal, si dhe forcimi i tregtisë dhe marrëdhëniet ekonomike si faktor kyç për realizimin me sukses të qëllimeve të përbashkëta.
Mekanizmi i reformës dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor në mënyrë të konsiderueshme do të rrisë ndihmën financiare të BE-së për rajonin që synon të mbështesë reformat socio-ekonomike dhe themelore dhe investimet që synohen. rq/
Foto: arkivi i MIA-s