• e martë, 26 nëntor 2024

Haris për Si-En-En: Duhet të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës

Haris për Si-En-En: Duhet të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës

Uashington, 30 gusht 2024 (MIA) - Nënpresidnetja amerikane dhe kandidate presidenciale demokrate, Kamalla Haris, deklaroi se duhet të arrihet marrëvehsje për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës, njëkohësisht duke e cekur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur dhe se populli palestinez pësoi shumë në këtë konflikt.

Në intervistë për Si-En-EN, së pari pas pranimit të nominimit demokratik, Haris vlerësoi se administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden ka arritur t'i ulë kalimet ilegale në kufirin meksikano-amerikan në muajt e fundit, si dhe ta "rikuperojë ekonominë" pas pandemisë së koronavirusit, përtfshirë edhe uljen e shkallës së papunësisë.

Paraprakisht këtë vit ajo e mbështeti marrëveshjen mes republikanëve dhe demokratëve për sigurinë e kufijve, që do të përfshinte qindra miliona dollarë për ndërtim të murit kufitar. Tramp u bëri presion republikanëve në Kongres që ta nënshkruajnë këtë marrëvehsje, por Haris premtoi se do ta nënshkruajë në ligj nëse zgjedhet.

Ajo theksoi se është i rëndësishëm konsensusi dhe në atë drejtim u obligua të prëfshijë një republikan në kabientin e saj presidencial, pa përmendur emër konkret.

Haris shtoi se do t'i përmbushë premtimet e veta për të qenë presidente "për të gjithë amerikanët".

"Mendoj se është me rëndësi kur sillen disa nga vendimet më të rëndësishme në treyzë të ketë njerëz të cilët kanë emndime të ndryshme", theksoi Haris.

Duke folur për tërhqejen e presidentit aktual, Xho Bajden nga gara zgjedhore, pas çka ajo u bë kandidatja demokratike, Haris tha se thirrja telefonike me të cilën e informuan se Bajden është tërhequr nga fushata, e kishte hasur në darkë me familjen e saj.

Ajo vlerësoi se Bajden ka inteligjencë, përkushtim dhe gjykim të cilat nevojiten që populli amerikan meriton t'i ketë tek presidenti i vet, prëderisa kandidati republikan, Donalld tramp nuk e ka asnjërën prej këtyre cilësive. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR