• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haris: Nuk ka takim me Putinin pa përfaqësues të Ukrainës

Haris: Nuk ka takim me Putinin pa përfaqësues të Ukrainës

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA)  Nënpresidentja amerikane dhe kandidate presidenciale demokrate, Kamalla Haris, mbrëmë deklaroi se nuk do të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin për të biseduar për luftën në Ukrainë, nëse në atë takim nuk janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kievit.

Nëse zgjedhet presidente, takimi me presidentin rus "nuk do të mbahet në nivel bilateral, pa Ukrainën", deklaroi Kamalla Haris, gjatë pjesëmarrjes në emisionin "60 minuta" në televizionin Si-Bi-Es.

"Ukraina është ajo e cila pyetet për të ardhmen e vet", tha ajo.

Ukraina është e shqetësuar për humbjen e mundshme të mbështetjes amerikane në rast të fitore së Donald Trampit, i cili rergullisht i dënon ndarjet e mëdha të Uashingtonit për Kievin prej vitit 2022. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR