• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haris do ta mbështesë Ballkanin Perëndimor në integrime, Trampi premton siguri të përforcuar në rajon

Haris do ta mbështesë Ballkanin Perëndimor në integrime, Trampi premton siguri të përforcuar në rajon

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate presidenciale demokrate, Kamala Haris deklaroi se nëse zgjehdet presidente, do t'i mbështesë vendet e Ballkanit Peërndimor në luftën kundër korrupsionit dhe vazhdimin e integrimeve euroatlantike, ndërkaq ish-presidenti amerikan dhe kandidat republikan Donald Tramp premtoi bashkëpunim ekonomik dhe përforcim të sigurisë në atë rajon.

Përfaqësues të shtabeve zgjedhore të Harisit dhe Trampit në reagim me shkrim drejtuar servisit në gjihën maqedonase të Zërit të Amerikës i arsyetuan pozicionet e kandidatëve presidencial në prag të zgjedhjeve në SHBA, të cilat mbahen sot.

"Haris vazhdimisht angazhohej për avancim të dmeokracisë, sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupësionit është interes thelbësor i sigurisë nacionale amerikane, që është një ndër shkaqet përse Haris është ërësisht e përkushtuar në avancimin e aspiratave euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. NATO dhe BE bazohen në vlera të përbashkëta demokratike, prëfshirë edhe institucione të fuqishme, të pavarura dhe përgjegjëse", tha zëdhënësja e shtabit zgjedhor të Kamala Harisit në përgjigje të shkurtë të pyetjes për politikën e ardhshme të demokratëve ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2021, presidenti amerikan, Xhozef Bajden nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin parashihet bllokimi i pronës dhe parandalimi i hyrjes në SHBA për disa persona të caktuar të cilët kontribuojnë për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, për veprime qëm mes tjerash, përfshijnë edhe korrupsion.

Shtabi parazgjedhor i Trampit i dërgoi Zërit të Amerikës përgjigje pak më të gjatë në pyetjen për politikën ndaj Ballkanit Perëndimor.

Hristos Marafakos, nënkryetar i Komitetit nacional për dallueshmëri në shtabin zgjehdor të Trampit, thotë se nëse kandidati republikan rizgjedhet, politika e tij "do t'i cekë partneritetet pragmatike të fokusuara në stabilitet, mundësi ekonomike dhe luftë kundër korrupsionit".

Ai pohon se politika e jashtme e administratës së Bajdenit në Ballkan është "shënuar me mosaktivitet, premtime boxhe dhe mungesë të mirëkuptimit të vërtetë të sfidave unikate në rajon". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR