• e diel, 22 dhjetor 2024

Haris: Amerika nuk do të lejojë shpërngulje të palestinezëve, qëllimi është bashkimi i palestinezëve

Haris: Amerika nuk do të lejojë shpërngulje të palestinezëve, qëllimi është bashkimi i palestinezëve

Dubai, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris, e cila ndodhet në Dubai në samitin klimatik KOP28, sot në bisedë me presidentin egjiptian, Abdel Fata al-Sisin theksoi se Amerika nuk do të lejojë shpërngulje të palestinezëve.

Siç kumtoi kabienti i nënpresidentes, Haris tha se SHBA-ja nuk e mbështetë shpërnguljen e detyruar të palestinezëve nga Rripi i Gazës apo Bregu perëndimor, rrethimin e vazhdueshëm të Gazës apo rihartimin e kufijve dhe se një prej qëllimeve të Uashingtonit është të përfundohet konflikti mes Izraelit dhe hamasit dhe të bashkohen palestinezët në një entitet në pushtet.

Pritet Haris t'u prezantojë propozime liderëve rajonal të cilat "do t'i vendosin zërat palestinezë në qendër" kur bëhet fjalë për hapat e ardhshëm për enklavën pas përfundimit të konfliktit, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Nënpresidentja amerikane qartë bëri me dije se Hamasi nuk mund ta kontrollojë Rripin e Gazës sepse kjo është e paqëndrueshme për sigurinë e Izraelit, mirëqenien e popullit palestinez dhe sigurinë rajonale".

Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden e thekson nevojën e zgjidhejs së mundshme me të cilën do të formoheshin dy shtete, si dhe armëpushim i ripërtërirë mes Izraelit dhe hamasit për lirimin e pengjeve dhe dërgesën e ndihmës humanitare. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR