Haradinaj thotë se Kurti nuk do të jetë më kryeministër, propozon rotacion me partitë e tjera opozitare në krye të qeverisë së ardhshme
- Shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministër, Ramush Haradinaj, ka propozur që pas zgjedhjeve të caktuara më 9 shkurt të vitit 2025, bashkëpunim me dy partitë e tjera opozitare Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për funksionin e kryeministrit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:38, 14 nëntor, 2024
Prishtinë, 14 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministër, Ramush Haradinaj, ka propozur që pas zgjedhjeve të caktuara më 9 shkurt të vitit 2025, bashkëpunim me dy partitë e tjera opozitare Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për funksionin e kryeministrit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në intervistën e sotme për RTV21, Haradinaj tha se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk është opsion për një bashkëpunim të tillë dhe propozoi që AAK, PDK dhe LDK të bëjnë rotacion në vendin shef i qeverisë së ardhshme.
Sipas ish-kryeministrit, Kurti nuk do ta udhëheqë më Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare në shkurt.
"Kurti nuk do të jetë më kryeministër, më nuk do të qeverisë (partia e Kurtit) Lëvizja Vetëvendosje. Me qenë në vend të tij e kisha shkruar që tani një fjalim të opozitarit të ardhshëm. Do dërgoja sinjale që nuk do ta mbajë më vendin peng", tha Haradinaj.
Ai e porositi Kurtin të mos vonojë, sepse shteti ka pasoja nga keqqeverisja e tij dhe ato pasoja po thellohen gjithnjë e më shumë.
"Ne nuk kem zgjidhje tjetër përveç që t'i sanojmë këto pasoja. Për këtë arsye unë e kërkoj udhëheqjen e Qeverisë, qoftë me rotacion që tre opozitarët të merren vesh njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit. Unë kërkoj udhëheqjen e Qeverisë në fillimin e qeverisjes për t'i kthyer këto marrëdhënie të besueshme, kontraktuale me SHBA-në dhe aleatët e tjerë. Për t'i kryer disa punë të vështira që pastaj qeverisja me qenë e zakonshme, e zhvillimit ekonomik. Por, vazhdimi i mbetjes në pushtet i Kurtit nuk është opsion, është e kryer kjo pjesë”, tha Haradinaj. qa/