• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haradinaj: Kurti e zgjodhi rrugën për largimin nga NATO, u kthye drejt axhendës ruse

Haradinaj: Kurti e zgjodhi rrugën për largimin nga NATO, u kthye drejt axhendës ruse

Prishtinë, 29 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se kryeministri Albin Kurti, ka zgjedhur një rrugë drejt largimit nga NATO-ja.

Haradinaj, në një dejklaratë për media në Kuvend, ka theksuar se Kosova do të duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Për ne do të kishte qenë shumë me interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë me zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohor mundësin ë e anëtarësimit në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO-s siç është samiti i këtij viti, samiti i 75-të. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO-ja, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka theksuar se kjo qeveri po e largon Kosovën nga aleatët e sigurisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR