Haradinaj: Ekziston dyshimi se Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit dëshiron ta ndajë Kosovën
- "Kurti duhet ta ketë një zor që po ka dëshirë ta nxitë një luftë diku, ose mund të jetë fakti që është dashuruar në plani e ndarjes së Kosovës. Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit po do ta ndajë Kosovën", deklaroi Haradinaj për RTV Dukaxhini.
Prishtinë, 6 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, "është i dashuruar në planin e ndarjes së Kosovës".
"Kurti duhet ta ketë një zor që po ka dëshirë ta nxitë një luftë diku, ose mund të jetë fakti që është dashuruar në plani e ndarjes së Kosovës. Ekziston një dyshim që Kurti që t’i shpëtojë Asociacionit po do ta ndajë Kosovën", deklaroi Haradinaj për RTV Dukaxhini.
Kreu i AAK-së, ka vlerësuar se veriu nuk mund të ndahet as nga politikanët e as nga bandat kriminale.
“Është Amerika, sistemi i tyre i sigurisë është vërtetë i qëndrueshëm. Është aleat i yni, e ndihmojmë veten duke bashkëpunuar. Në këto çështjet e korrupsionit, i kam thënë Kurtit ndaju nga të korruptuarit sepse nuk jetohet në vazhdimësi me atë logjikë kur ti je me atë që i ka prangat në duar", ka deklaruar Haradinaj.