Hapje e qendrës së re tregtare "Diamond Mall“
- Në Shkup sot do të hapet qendra e re tregtare "Dajmond moll", investim prej 350 milionë eurove.
- Post By Melahat Baftija
- 07:33, 20 tetor, 2023

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Në Shkup sot do të hapet qendra e re tregtare "Dajmond moll", investim prej 350 milionë eurove.
"Dajmond moll" është pjesë e projektit multifunksional "Diamond of Skopje", dhe do të sigurojë më shumë se 1.000 vende pune.
Në hapjen solemne do të drejtohen kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetari i nderit të grupacionit "Limak" Nihat Ozdemir dhe Hasan Mehmet Sekizqok, ambasadori i Republikës së Turqisë në vend.
Është parashikuar prania e përfaqësuesve të korit diplomatik, të Qeverisë, afaristëve dhe të ftuar mb/
Foto: Dajmond moll/fb