• e diel, 22 dhjetor 2024

Hapet hetim për kirurgun, i cili dy herë e operoi Papa Françeskun

Hapet hetim për kirurgun, i cili dy herë e operoi Papa Françeskun

Romë, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kirurgu i cili dy herë e operoi papa Franceskun është nën hetim, njoftuan nga spitali i Romës "Xhemeli", pas raportit në media se kundër tij është ngritur procedurë për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

Serxho Alfieri, i cili e ka operuar papën në qershor të këtij viti, si dhe në vitin 2021, shumë herë ka nënshkruar në regjistrin e të pranishmëve në sallën për operacione kur nuk ishte aty, ndërsa nganjëherë deklaronte se ka punuar në dy hapësira të ndryshme në të njëjtën kohë, njofton gazeta italiane "Stampa". Kështu ka mbledhur shumat që nuk i takonin, shkruan gazeta.

“Duke iu referuar informacioneve nga shtypi në lidhje me hetimin nga Prokuroria në Romë”, spitali "Xhemeli", i njohur si Spitali i papës në Romë, “shpreh besimin e tij në drejtësinë që po kryejnë hetimet dhe që do të ofrojë bashkëpunimin sa më të madh për të sqaruar çdo aspekt”,  është bërë e ditur sot.

Spitali tha se "shpreh besimin më të madh në punën e Serxho Alfierit dhe cilësitë e tij të pamohueshme profesionale dhe njerëzore" dhe se kishte "pasaktësi të shumta" në artikullin e gazetës, por nuk specifikoi se për cilat pasaktësi bëhet fjalë. 

Deri më tani nuk ka asnjë koment as nga prokuroria dhe as nga Vatikani. Karlo Bonzano, avokati i kirurgut, deklaroi se "është e sigurt që (Alfieri) ka punuar gjithmonë në përputhje të plotë me rregullat," raportojnë agjencitë.

“Nuk dimë asgjë për këtë aferë përveç asaj që mësuam nga mediat. Asnjëherë nuk kemi marrë asnjë mendim nga prokuroria”, siguroi avokati. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR