• e premte, 05 dhjetor 2025

Hapet hetimi kundër 15 personave të dyshuar për prerjen e drunjëve, mes të cilëve edhe për drejtorin e NP Pyjet kombëtare - NJR Maleshevë dhe shefi i SPB Dellçevë

Hapet hetimi kundër 15 personave të dyshuar për prerjen e drunjëve, mes të cilëve edhe për drejtorin e NP Pyjet kombëtare - NJR Maleshevë dhe shefi i SPB Dellçevë

Shkup, 19 shtator 2025 (MIA) - Duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga MPB, prokurori publik nga Reparti i specializuar për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgut, ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 15 personave, mes të cilëve edhe për drejtorin e NP Pyjet kombëtare - NJR Maleshevë dhe shefi i SPB Dellçevë, të cilët dyshohen se kanë realizuar aktivitete joligjore që kanë sjellë deri në shpyllëzimin e pyjeve në sipërfaqe prej 6.000 hektarëve, pronë e NP Pyjet kombëtare - NJR Maleshevë.

Të dyshuarit ngarkohen për vepra penale "shoqërim kriminel" dhe "shpyllëzim i pyjeve", ndërsa gjashtë prej tyre edhe për "keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit", ndërsa të akuzuarit të parë i është shtuar edhe vepra penale "dhënie e ryshfetit", ndërsa njërit të dyshuar edhe vepra penale "marrje e ryshfetit"

Grupi ka qenë i mbështetur në mënyrë plotësuese nga zyrtarët e policisë, të cilët nuk kanë marrë masa dhe i kanë informuar organizatorët për patrulla policore, që u kanë mundësuar ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre kriminele. Drejtori i dyshuar i NP Pyjet kombëtare - NJR Maleshevë e ka miratuar prerjen ilegale, ndërsa shefi i SPB Dellçevë i ka mbuluar kryerësit dhe mjetet që janë përdorur për kryerje të veprës penale.

"I dyshuari i parë, në emër dhe për llogari të personit të dyshuar juridik, në gusht dhe shtator të vitit 2025 i ka dhënë një dhuratë monetare drejtorit të NP Pyjet kombëtare, në shumën totale prej 6100 eurosh, me qëllim që të lejojë prerjen e paligjshme të drunjve, përpara se të publikohej një thirrje publike për dru të djegur. Gjatë ditës së djeshme, me qëllim që të parandalohej zbulimi i veprës penale dhe i autorëve, udhëheqësi i dyshuar e informoi një anëtar të grupit se policia do të ndërmerrte veprime për të zbardhur veprën penale, pas së cilës anëtari i dyshuar e informoi organizatorin, i cili më tej, me qëllim që të fshehë gjurmët e veprës penale dhe objektet, i njoftoi personat që po kryenin prerje të paligjshme në zonën e fshatit Dvorishte që të "pastronin" terrenin, pas së cilës ai vetë shkoi në vendin ku u kap dhe u kap në vendngjarje", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik, duke vlerësuar se janë plotësua kushtet për paraburgim, deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së arrestit për të gjithë të dyshuarit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR