• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hapet hetim për shefen e diplomacisë libaneze, Naxhla Mangush, pas takimit të javës së kaluar në Romë me homologun e saj izraelit, Eli Kohen

Hapet hetim për shefen e diplomacisë libaneze, Naxhla Mangush, pas takimit të javës së kaluar në Romë me homologun e saj izraelit, Eli Kohen

 Tripoli, 28 gusht 2023 (MIA) - Shefi i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdul Hamid al-Dbeibah, hapi hetime kundër shefes tashmë të suspenduar të diplomacisë libaneze, Naxhla Mangush, pasi ajo javën e kaluar në Romë ka pasur një takim joformal  me homologun e saj izraelit Eli Koen, pavarësisht se të dyja vendet me dekada nuk mbajnë marrëdhënie diplomatike.

Në Libi, e cila e mbështet Palestinën dhe nuk e njeh Izraelin, takimi i Mangushit me homologun e saj izraelit shkaktoi protesta, raportoi Bi-Bi-Si. 

Pas lajmit për takimin shprthyen protesta në kryeqytetin Tripoli dhe në disa qytete të tjera. Rrugët u bllokuan dhe protestuesit valëvitnin flamuj palestinezë.

 Koeni deklaroi se ka biseduar  me Mangushin për potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm midis dy vendeve, si dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë hebraike në Libi, e cila përfshin restaurimin e sinagogave dhe varrezave hebraike.

Shefat e diplomacisë kanë bioseduar edhe për lidhjet historike mes dy vendeve, si dhe për ndihmën humanitare të Izraelit, bëri të ditur Ministria izraelite e Punëve të Jashtme. 

Megjithatë, Ministria libaneze e Punëve të Jashtme bëri të ditur se Mangushi ka refuzuar të takohet me përfaqësuesit e Izraelit. 

 Këshilli Presidencial i Libisë, i cili përfaqëson tre provincat e saj, tha se ishte e paligjshme  të normalizohen marrëdhëniet me Izraelin. Ky organ që mbrëmë i kërkoi qeverisë të shpjegojë  çfarë ka ndodhur në Romë.

Këshilli Presidencial i kryen funksionet e shefit të shtetit dhe është i angazhuar për armatën e vendit. 

 Gjatë qeverisjes së ish-udhëheqësit libanez Moamer el-Gadafi, mijëra hebrenj u dëbuan nga Libia dhe shumë sinagoga u shkatërruan.

Një funksionar anonim izraelit sot për mediat britanike deklaroi se takimi i Kohenit me Mangushin ishte dakorduar paraprakisht "në nivel më të lartë" në Libi dhe se ka zgjatur më shumë se një orë. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR