• e diel, 22 dhjetor 2024

Hanie: Banorët e Rripit të Gazës janë viktima të "neoholokaustit"

Hanie: Banorët e Rripit të Gazës janë viktima të

Gazë, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Funksionari i lëvizjes militante Hamas, Ismail Hanie, pohon se popullata në Rripin e Gazës është viktimë e "neoholokaustit".

"Administrata amerikane është e përzier në këtë luftë kriminele dhe mbulesë për neonazizmin. Ky është neoholokaust që kryhet ndaj popullit tonë në Rripin e Gazës", deklaroi Hanie për televizionin egjiptian "El Kairo".

Sekretari i përjgithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anotnio Guteresh paraprakisht dje iu rreferua nenit 99, rrallë të përdorur, nga Karta themeluese e KB-së, që i lejon "ta kthejë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit në çdo pyetje, që, sipas tij, mund ta rrezikojë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".

"Po përballemi me rrezik serioz nga kolapsi i sistemit humanitar. Situata po përkeqësohet shpejtë dhe po shndërrohet në katastrofë, me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët si tërësi dhe për paqen dhe sigurinë në rajon", shkroi Guteresh në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarëve. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR