• e shtunë, 06 korrik 2024

Hania: Brigadat Al Kasam do të vazhdojnë të përforcojnë sulmet

Hania: Brigadat Al Kasam do të vazhdojnë të përforcojnë sulmet

Gaza, 27 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Byrosë politike të Hamasit, Ismail Hania deklaroi se krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Kasam vazhdojnë të intensifikojnë sulmet e tyre dhe se "rezistenca" në Gaza është e palëkundur.

Hania tha se "rezistenca" është një "lëvizje nacionalçlirimtare që synon të çlirojë popullin dhe vendin e saj".

Ai theksoi se sulmet izraelite në Gaza do ta destabilizojnë mbarë rajonin dhe se askush nuk mund të parashikojë se si do të zhvillohen gjërat më tej, transmeton "Al Xhezira".

Lideri politik i Hamasit u bëri thirrje "kombeve aleate vëllazërore" që të bëjnë presion për ndërprerje të sulmeve në Gaza dhe hapjen e menjëhershme të të gjitha vendkalimeve kufitare duke përfshirë edhe vendkalimin kufitar Rafa me Egjiptin për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Hania deklaroi se terrorizmin e përfaqësojnë ata që mbështesin agresionin izraelit si dhe ata që heshtin për "masakrat" e kryera nga Izraeli.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR