• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamnei: Izraeli meriton të dënohet

Hamnei: Izraeli meriton të dënohet

Teheran, 20 qershor 2025 (MIA) - Izraeli aktualisht po përballet me pasojat e agresionit të tij ndaj Iranit, deklaroi lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei.

"Armiku sionist është ndëshkuar. Ai është dënuar pikërisht tani", shënoi Hamnei në një kumtesë nga shërbimi i tij për media në rrjetin "X".

Pas sulmeve me dronë gjatë natës, nga të cilat disa u rrëzuan, Irani lëshoi një raketë ndaj Izraelit e cila ra në një vend të populluar, duke dëmtuar ndërtesat pranë dhe duke djegur disa automobila. Nuk kishte raporte për viktima, publikoi "Tajms of Izrael". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR