• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamnei i tha SHBA-së se Irani nuk do të heq dorë nga pasurimi i uraniumit

Hamnei i tha SHBA-së se Irani nuk do të heq dorë nga pasurimi i uraniumit

Teheran, 4 qershor 2025 (MIA) - Lideri suprem iranian, ajatollahu Ali Hamnei, tha se propozimi amerikan për marrëveshje bërthamore është në kundërshtim me interesat kombëtare të Teheranit dhe se vendi nuk do të heq dorë nga pasurimi i uraniumit.

Çështja e pasurimit të uraniumit është pikë kontestuese në negociatat ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

"Pasurimi i uraniumit edhe më tutje është kyçe për programin bërthamor të Republikës Islamike", tha Hamnei. 

Diplomati iranian të hënën tha se Teherani është i gatshëm ta refuzojë propozimin amerikan për përfundimin e kontestit bërthamor prej dekadash, sepse Uashingtoni nuk e zbut qëndrimin për pasurimin e uraniumit, as nuk i merr parasysh interesat e Teheranit.

Teherani pretendon se dëshiron ta mposhtë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe mohon akuzat e forcave perëndimore se bën përpjekje të zhvillojë armë bërthamore. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR