Hamnei formalisht miratoi zgjedhjen e Pezeshkianit në postin e presidentit
- Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei sot zyrtarisht miratoi zgjedhjen e Masud Pezeshkianit për president të vendit, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale gjatë këtij muaji.
- Post By Fami Bajrami
- 14:49, 28 korrik, 2024

Teheran, 28 korrik 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Hamnei sot zyrtarisht miratoi zgjedhjen e Masud Pezeshkianit për president të vendit, pasi ai fitoi zgjedhjet presidenciale gjatë këtij muaji.
Pezeshkian i cili do të betohet të martën, merr detyrën në kohën e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si dhe Izraelit dhe Hezbollahut i cili vepron në Liban dhe mbështetet nga Irani.
Në ceremoninë e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Hameni dha pëlqimin për Pezeshkianin, ndërsa në fjalimin e tij më pas ai përsëriti qëndrimin anti-izraelit të Iranit.
Foto: EPA