• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamnei ende nuk është prononcuar për armëpushimin

Hamnei ende nuk është prononcuar për armëpushimin

Teheran, 25 qershor 2025 (MIA) - Një ditë pasiqë përfaqësuesi i lartë iranian, duke përfshirë dhe presidentin, konfirmuan armëpushimin ndërmjet Iranit dhe Izraelit, ende nuk ka asnjë deklaratë nga lideri suprem, ajatollah Ali Hamnei, personi i cili në Iran e ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet kyçe shtetërore.

Sipas Bi-Bi-Si, publiku iranian dhe ndërkombëtar po presin reagimin e Hamneit. Ai për herë të fundit u shfaq në televizionin shtetëror më 18 qershor, në një mesazh të regjistruar paraprakisht, në të cilin hodhi poshtë thirrjen e presidentit amerikan Donald Tramp për "dorëzim pa kushte".

Nga sulmet izraelite të Iranit më 13 qershor, nuk është parë në publik. Publikimet e tij zyrtare në platformën X ishin aktive deri në armëpushim, por që atëherë nuk ka pasur publikime të reja.

Fotografitë e fundit që e tregojnë atë në një mjedis publik janë të 11 qershorit, kur ai u takua me anëtarë të parlamentit iranian. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR