• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hamasi thotë se Izraeli ka vrarë 600 njerëz në spital, IDF e heton sulmin e supozuar

Hamasi thotë se Izraeli ka vrarë 600 njerëz në spital, IDF e heton sulmin e supozuar

Gazë, 17 tetor 2023 (MIA) - Hamasi thotë se Izraeli në sulm ajror e ka goditur spitalin baptist Al - Alpi në qendër të qytetit në qytetin Gazë me çka humbën jetën të paktën 500 njerëz. 

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka deklaruar se në sulmin i cili e ka goditur spitalin kanë humbur jetën mes 200 dhe 300 njerëz, por Hamasi që atëherë e ka rritur numrin në 500. 

Hamasi ka publikuar një kumtesë në Telegram si përgjigje për sulmin e denoncuar ndaj spitalit, për të cilin personat e tyre zyrtarë thonin se kanë humbur jetën qindra njerëz. 

"Kjo masakër e tmerrshme është një krim gjenocidi. Shumica e viktimave në spital janë familje të zhvendosura, pacientë, fëmijë dhe gra. Sulmi, gjithashtu, e zbuloi mbështetjen amerikane dhe perëndimore për këtë pushtim kriminal", thuhet në deklaratën e Hamasit.

Armata izraelite ka njoftuar se ende nuk ka hollësi për bombardimin e spitalit baptist arab Al - Ahli në qytetin Gazë.

Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari deklaroi se raportet për sulm të mundshëm izraelit ndaj spitalit në Gazë ende po hetohen. Hagari tha se ende nuk i ka të gjitha informacionet dhe do të publikojë më shumë hollësi kur do të jetë e mundur. 

Ai tha se ende nuk dihet nëse shpërthimi, i cili supozohet se ka shkaktuar qindra viktima, ishte sum izraelit. 

"Ka shumë sulme ajrore, shumë raketa të pasukseshme dhe shumë raporte të rreme nga Hamasi", theksoi ai. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR