Hamasi thotë se do t’i lirojë të gjitha pengjet në këmbim të të gjithë të burgosurve palestinezë
- Hamasi do t'i lirojë të gjitha pengjet izraelite në Gazë nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i organizatës Osama Hamdan në një konferencë në Bejrut.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:39, 25 janar, 2024

Bejrut, 25 janar 2024 (MIA) - Hamasi do t'i lirojë të gjitha pengjet izraelite në Gazë nëse Izraeli liron të gjithë të burgosurit palestinezë, njoftoi sot përfaqësuesi i lartë i organizatës Osama Hamdan në një konferencë në Bejrut.
Hamdan gjithashtu tha se nëse Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë nesër merr një vendim duke bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës, lëvizja palestineze do ta respektojë atë nëse Izraeli bën të njëjtën gjë. qa/
Foto: EPA