Hamasi thotë se është gati të ofrojë ndihmë për pengjet nëse Izraeli hap përgjithmonë korridore humanitare
- Grupi militant palestinez Hamas mbrëmë deklaroi se është gati, në kushte të caktuara, të lejonte Kryqin e Kuq të dorëzojë ushqim dhe ilaçe për pengjet izraelite që mban në Rripin e Gazës, pasi një video e një pengu të dobësuar shkaktoi zemërim ndërkombëtar, publikoi DPA.
Gazë, 4 gusht 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas mbrëmë deklaroi se është gati, në kushte të caktuara, të lejonte Kryqin e Kuq të dorëzojë ushqim dhe ilaçe për pengjet izraelite që mban në Rripin e Gazës, pasi një video e një pengu të dobësuar shkaktoi zemërim ndërkombëtar, publikoi DPA.
Zëdhënësi i Brigadave Al-Kasam, krahut ushtarak të organizatës, njoftoi në Telegram se do t'i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).
Megjithatë, ai shtoi se në këmbim, Izraeli duhet të lejojë shpërndarjen e plotë dhe të pandërprerë të ndihmës për popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës.
"Izraeli duhet gjithashtu të ndërpresë të gjitha operacionet ajrore gjatë periudhës në të cilën ndihma arrin te pengjet", tha Hamasi.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu më parë kumtoi se ka biseduar me kreun rajonal të delegacionit të KNKK-së dhe i kishte kërkuar atij të sigurohej që Kryqi i Kuq t'u shpërndante menjëherë ushqim dhe ilaçe pengjeve izraelite.
Hamasi po mban 20 pengjet e mbetura gjallë, të cilët u rrëmbyen gjatë sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në tunele në Gaza në kushte çnjerëzore.
Ditët e fundit, organizata ka publikuar video që tregojnë dy nga pengjet në një gjendje kequshqyerjeje akute, gjendjeje të dobësuar fizike dhe stresi emocional.
Pamjet tronditën opinionin izraelit dhe shumë njerëz në mbarë botën gjatë fundjavës, ndërsa lider i si kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidenti francez Emanuel Makron shprehën "zemërimin" e tyre.
Izraeli dyshon se grupi Hamas qëllimisht i solli pengjet në prag të urisë për të ushtruar presion mbi qeverinë e Netanjahut. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s